Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar, ka plagosur me thikë ish-gruan e tij dhe djalin. Bëhet fjalë për shtetasin Hysen Aliko, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, raportojnë mediat vendase. Gjithashtu mësohet se prej një muaji burri dhe gruaja ishin të divorcuar. Gruaja 40-vjeçare ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur burri e ndaloi në rrugë duke e qëlluar dy herë me thikë.Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre.
Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali. Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë. Gruaja 40-vjeçe u dërgua me urgjencë në spital, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e saj.

