Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje këmbësoren (EMRAT)

Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në Prrenjas, si pasojë e të cilit humbi jetën një perspon. Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore e identifikuar si Qamile Hana e cila ka qenë punonjëse në spitalin e Prrenjasit.Bëhet me dije se mjeti drejtohej nga shtetasja Ana Laçka, e cila është ndaluar nga policia. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes së aksidentit fatal.

Policia e Shtetit: Prrenjas/ Informacion paraprak

Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë . Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.