Tragjike/ Makina humb kontrollin në Pogradec….Plagoset shoferi, humb jetën pasagjeri 18-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Katjel-Rodokal në zonat rurale të Pogradecit, ku ka ndërruar jetë pasagjeri i një mjeti, 18-vjeçari Mateo Torra.Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin E.Hidri 22-vjeç, ndërsa vetë i riu po ashtu ka përfunduar në spital për shkak të plagëve që ka marrë.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.