Lajm i mirë/ Për herë të parë në spitalin e Korçës instalohet rezonanca magnetike

Për herë të parë në spitalin e Ķorçës është instaluar rezonanca magnetike, e cila do të rrisë cilësinë e shërbimit, duke ndihmuar në trajtimin më të mirë të pacientëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se investimet në pajisje mjekësore po kryhen në kuadër të objektivit për të garantuar shërbimin falas, me cilësi dhe afër vendbanimit.

“Me rezonancën e re magnetike që plotëson shërbimin e imazherisë në Spitalin Rajonal të Korçës, zgjerojmë hartën e ofrimin të këtij shërbimi në spitalet rajonale, duke garantuar shërbimin falas, me cilësi dhe afër vendbanimit”, deklaroi Manastirliu.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.