Greqia në flakë, rrëzohet në Zakynthos avioni për shuarjen e zjarrit

Një incident është regjistruar me një aeroplan zjarrfikës, i modelit “PZL” është rrëzuar gjatë operimit në Zakynthos të Greqisë.Mediat Helene shkruajnë se piloti i avionit për fat të mirë ka arritur t’i mbijetojë rrëzimit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është ndihmuar nga zjarrfikës të tjerë në momentin që është rrëzuar. Ky avion dhe një tjetër luftarak, ishin dërguar për të menaxhuar dhe neutralizuar zjarret në zonën e Lagopodo-Macherado, shkruajnë mediat greke.Në këtë zonë, ndodhen edhe 24 zjarrfikës dhe 7 automjete, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk dihet. Kujtojmë që prej 1 jave Greqia po përballet me zjarre të shumta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.