Me shpejtësi ‘skëterrë’/ Ja pamjet e rënda të aksidentit tragjik që shkaktoi shqiptari në Selanik

Ditën e djeshme një aksident i rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku 21-vjeçari shqiptar ka përplasur një motor, ku si pasojë ka mbetur i vdekur 47-vjeçari, i cili ishte babai i tre fëmijëve. Së fundmi mediat greke kanë publikuar videon nga momenti i aksidentit, ku shihet se shqiptari me shpejtësi skëterrë ka marrë përpara motorin. Në video shihe teksa kalon automjeti me të cilin po udhëton shqiptari, disa sekonda përpara se t’i marr jetën 47-vjeçarit me motor. Po ashtu shihet edhe momenti kur dy nga kalimtarët që ndodheshin pranë vrapojnë drejt vendit të ngjarjes. Shqiptari pasi ka përplasur 47-vjeçarin, i cili punonte si shpërndarës picash ështëlarguar menjëherë nga vendngjarja, por që është kapur vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Ai aktualisht ndodhet në burg.