50 vende të lira pune në Gardën e Republikës, ja kriteret

Shpallen 50 vende të lira për punonjës të nivelit bazë në Gardën e Republikës. Aplikimet e hapura deri në 20 Nëntor 2021. Kandidatët për punësim në Gardën e Republikës do të ndjekin kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.


I. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
d) të jetë i moshës 19-30 vjeç; të jetë me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat;
dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;
e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
ë) të mos jetë në ndjekje penale;
f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore;
g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.


II. DOKUMENTAT QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT:
Aplikantët duhet të paraqesin në fazën e parë të konkurrimit dokumentet e mëposhtëm:
1) Kërkesë dhe Formularin e aplikimit që e shkarkoni online
2) CV (Kurikulum vitae)
3) Kopje të kartës së identitetit
4) Dëftesën e shkollës së mesme ose listë notash, të cikluar në Drejtorinë Arsimore të Rrethit, të fotokopjuar dhe të noterizuar.
5) Vërtetim nga Gjykata
6) Vërtetim nga Prokuroria
7) Raport i aftësisë në punë (sipas shtojcës V, të VKM nr. 596, datë 04.09.2019), nga mjeku i familjes.
8 ) Dëshmi për kualifikimet e kryera (nëqoftëse ka)
9) Deklaratë personale mbi pastërtinë e figurës (Plotësohet kur aplikanti paraqitet për testim)
10) Dy foto (9 X 12) me këmishë dhe kollare.
Dokumentet do të dërgohen me postë në adresën: “Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë”, brenda datës 20.11.2021.
III. SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT
– Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 3 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.
– Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet. – Aplikanti ka të drejtën e ankimit brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Komisioni i apelimit shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës me telefon ose adresë e-mail.

IV. TESTIMI I KANDIDATËVE
Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit të dokumentave, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 23.11.2021, në adresën: “Qendra e Formimit dhe Kualifikimit Profesional, të Gardës së Republikës, Mullet, Tiranë”.
Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:
– Vlerësim i aftësive shëndetësore
– Intervista dhe testi psikologjik
– Testim i aftësive fizike
Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:
a) nuk kalon kontrollin shëndetësor;
b) nuk kalon testin psikologjik;
c) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
d) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

V. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve.
Formulari i Aplikimit

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: