Flet e ëma e të miturës së dhunuar nga babai: “Ai e kafshonte por …mendoja se e kishte nga malli”

Historia e dhunës dhe abuzimit të një 6-vjeçareje në Kamzë nisi 1 muaj më parë dhe përfundoi në datë 28 Tetor, kur e mitura përfundoi në spital nga lëndimet e marra. Sipas dosjes hetimore që Tv Klan ka mundur të shohë, rezulton se vajza është goditur nga babai i saj me thupër dhe është kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit.


Një grup specialistësh do të kryejë akt-ekspertimet për të parë nëse me të miturën është abuzuar seksualisht. Prej disa ditësh ajo ndodhet në Spitalin e Traumës, ku ka pasur lëndime në organet e brendshme. Nga dëshmitë e marra, rezulton se vajza ka shfaqur shqetësime në shkollë deri në të vjella.

Në dëshminë e saj para hetuesve, nëna e vajzës ka treguar se e ka parë babain kur e ka goditur dhe kafshuar vajzën, por thotë se ka menduar se e bënte nga malli. Prindërit e vajzës prej vitesh ishin të divorcuar dhe vetëm 1 muaj më parë kishin nisur sërish bashkëjetesën.

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë akt-ekspertim psikik për dy prindërit.