Po pres momentin e duhur/ Djali i vogël i Azem Hajdarit njofton se do t’i hyjë politikës


Ashtu si edhe motra e tij e madhe, Rudina, Azem Hajdari, djali i të ndjerit, njërit prej themeluesve të PD, ka njoftuar se do t’i hyjë politikës ashtu si babai i tij. I biri i Azem Hajdarit, i cili mban edhe të njëjtin emër me të është shprehur për mediat se është objektivi i tij dhe po pret momentin e duhur për t’u angazhuar.


Azem Hajdari ”Pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar”. Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë. Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira” shprehet ai.

“Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”– ka deklaruar Azemi