Ndryshime në Polici/ Ja kush janë shefat e rrinj të komisariateve në Korçë e Pogradec (Emrat)

Pas shkarkimit nga detyra të shefit të Komisariatit Korçë, Krenar Gjokutaj, është emëruar shefi i ri,Bujar Laze ,ndersa në krye të Komisariatit të Pogradecit emërohet Oltion Agolli, i cili zëvendëson Artur Hebajn. Më herët, Oltion Agolli ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.Prej marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit nga Gledis Nano, shumë drejtori vendore të policisë janë duke pësuar ndryshime në nivel drejtuesish. Më herët janë ndryshuar shefat në 12 drejtoritë e qarqeve, dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm të policisë së shtetit. Pavarësisht qyteteve që duket se ndryshojnë, emrat që vendosen në krye duken të njëjtë, dhe sfidë mbetet rikthimi i besueshmërisë së publikut te policia e shtetit.


Krenar Gjokutaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: