Ngjarja që tronditi Tiranën/Del sot në Gjykatë,babai qe akuzohet se kafshoi dhe rrahu me thupër vajzën e vogël vetëm 6 vjeçe…

Do të dalë sot para Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës, 27 vjeçari i akuzuar për d hunë ndaj vajzës së tij vetmë 6 vjeçe. Rasti alarmant i dhunës në familje u zbulua së fundi në Kamzë ku babai akuzohet se ka rrahur me thupër dhe ka kafshuar në pjesët intime të trupit vajzën 6-vjeçare. E dëmtuara përfundoi në spital më 28 tetor. Mësohet se kanë qenë pikërisht bluzat e bardha që lajmëruan policinë pasi panë shenjat e rënda të dhunës tek vajza e mitur.

Për autorin e dyshuar prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” dhe seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Ndërkaq nëna e të miturës ka dhënë dëshmi kontradiktore për hetuesit. Prindërit e saj ishin ndarë 6 vite më parë por rreth 2 muaj më parë kishin nisur bashkëjetesën përsëri në një familje. Gjatë kësaj kohe, kur besohet se ka nisur edhe dhuna ndaj vajzës, e mitura merrte nënën e saj në telefon duke i kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe mos ta linte vetëm me babin.