Nikollë Lesi: “Po të vijë Basha në Kuvendin e PD-së, e rrahin keq, kërcet druri…”

Mundësia që Lulzim Basha të shfaqet dhe të marrë pjesë, në Kuvendin e Partisë Demokratike, që do të mbahet në 11 dhjetor e thirrur nga Sali Berisha, duket e pamundur për Nikollë Lesin. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi tha se në një rast të tillë, Basha rrezikon shumë. Batutën e Lesit, pas të cilës 3 gazetarët, Ylli Rakipi, Anila Basha dhe Nikoll Lesi i kapi e qeshura, duke detyruar moderatorin të ndërpresë emisionin. Situata vazhdoi për rreth dy minuta, dhe Rakipi u desh që të ndërhynte për të qetësuar të qeshurat, që ishin të pashmangshme. Të vetmit që nuk qeshën ishin Arben Ristani dhe Dashamir Shehi.


Pjesë nga debati:

Anila Basha: Shkarkohet zoti Basha?

Arben Ristani: Pasi të shqyrtohet, do ketë një vendimmarrje

Anila Basha: Ju do i bëni gjyqin zotit Basha pa prezencën e tij, do jepni edhe akuzën, edhe vendimin

Arben Ristani: Në Kuvend bashkë me demokratët do kuvendojmë si njerëz të qytetëruar

Anila Basha: Aty mund të vijë zoti Basha, ta fërshëlleni, ta fyeni

Nikoll Lesi: “Po të vijë Basha në sallë e rrahin keq, kërcet druri atje. Ku hyn dot Luli në Kuvend… Kush mund ta lejojë Lulin të hyjë në Kuvend?!”, tha Lesi ndërkohë që të ftuarit shpërthyen në të qeshura.

Video e momentit duke nisur nga 1 orë e 28 minuta*