Askush nuk mund të harrojë momentin më romantik që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, një nga momentet më të bukura televizive ndonjëherë.për të cilën reagoi një Shqipëri e tërë, puthja mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit. Që prej asaj dite, më shumë se kurrë moderatorja dhe aktori janë në qendër të vëmendjes, në mediat rozë dhe jo vetëm.
Por, Borës duket se nuk po i pëlqen aspak kjo. Këtë të shtunë në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin moderatorja ka treguar se nuk e do vëmendjen, pasi siç tha, vihet në siklet.
Unë nuk jam tip që e dua vëmendjen. Nuk më pëlqen sepse vihem shumë në siklet. Sidomos kur të ndalojnë gjatë gjithë kohës, ti mund të jesh edhe duke ngrënë, ata të kërkojnë foto. Apo kur të thërrasin nga mbrapa Bora Zemani, Bora Zemani më duket vetja si në film horror”- tha ajo.
Gjatë rrugës për në Fushë-Krujë, aty ku edhe do t’i bënin suprizën një djali autik që do të bëhet gazetar, Fjoralba e ka pyetur nëse Bora është e guximshme në dashuri.
“Jam shumë e guximshme, kur dua, dua shumë por tërhiqem kur personi përballë më merr për të mirëqenë”- ka thënë Bora.
Më tej ajo është shprehur se djali i saj, Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do ti pëlqejë edhe djalit të saj. Sakaq, kujtojmë që Donaldi ka treguar në shtëpinë e “Big Brother VIP” se e do shumë Arborin, madje shpesh qëndronte vetëm me të, kur Borës i duhej të largohej nga shtëpia.
