Pasaporta e vaksinimit në bar-kafe/ Spaho Manastirliut : “Shqiptarët mendojnë si të thyejnë ligjin, jo ta zbatojnë…

Debati i zhvilluar mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputetit të PD, Edmond Spaho ka qenë në lidhje me procesin e vaksinimit dhe vendosjen e greenpass, pasaportës së vaksinimit, për të marrë shërbime në bare dhe ambiente publike.Spaho kërkoi që të t’u jepen avantazh të vaksinuarve, por në fakt po ndodh e kundërta ku po penalizohen dhe më shumë avantazh po u jepet të pavaksinuarve.

Spaho tha:


Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam skeptik që kjo mund të administrohet, në tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën

Manastirliu:

Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vakisnale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: