Përgjaket mëngjezi/ Shoferi Tapë” në timon hyn me të kuqe dhe shkakton aksident fatal me 2 viktima

Një aksident tragjik është shënuar orët e para të mëngjesit, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, dy mjetet janë përplasur “kokë më kokë” duke u bërë copë e cikë, e gjitha për shkak të shpejtësisë së lartë dhe futjes në semafor me ‘të kuqe’.Viktimat janë identifikuar si Luan Cenollari dhe Ali Bejo, ndërsa i plagosur është Emirjan Doko. Ndersa brenda njërës prej makinave të përfshira në aksident është gjetur një armë zjarri e tipit AK47.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: