Pr/buxheti 2022,Spaho: “Ju e paraqisni pozitiv, por ku ka optimizëm kur marrim borxh … pagat dhe pensionet nuk rriten ndersa çdo vëmendjen e ka ryshfeti”

Deputeti i PD-së, Edmond Sapho tha se ky buxhet 2022 nuk ka asgjë pozitive pasi po rrit borxhin dhe më tepër nuk parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë të konsiderueshme. Ai tha se për shkak të pagave të ulëta në administratë ekziston ryshfeti i vogël ku qytetarët duhet të paguajnë diçka për çdo letër që marrin. Sipas tij kjo do të shmanget vetëm kur atëherë qeveria të ngre në mënyrë sinjifikative pagat dhe pensionet.

Edmond Spaho tha: Ju e paraqisni me nota pozitive edhe të ardhmen edhe borxhin. Po ku qenka kështu, hajde vendosim rregullin fiskal. Por nuk jemi mirë dhe optimizmin na e jepni me qa doza sa ekziston realisht. Nuk ka optimizëm sa kohë marrim borxh. E hoqëm rregullin fiskal sepse ndryshe ngelim pa investime dhe rriskojmë edhe pagat dhe pensione. Është më e udhës të na ekspozoni gjendjen siç është dhe të bisedojmë bashkërisht se çfarë mund të bëhet. Sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Po nuk patëm një program që në harkun e 4 viteve të dyfishojmë pagat dhe pensionet, ne nuk shkojmë agjëkundi, Ky nivel i ulët dhe qesharak i pagave dhe pensioneve, më kujton komunizmin me shprehjen ju bëni si sikur paguani dhe ne bëjmë sikur punojmë. Dhe tani është i njëjti skenar., ku sot vëmendjen e kanë të ryshfeti i vogël, ku për çdo letër duhet të paguash diçka është i lidhur direkt ne nivelin e ulët të pagave dhe pensioneve. Ky korrupsion duhet të ulet se është më i madhe dhe më i përhapur se korrupsioni i madh me miliona. Prandaj duhet të rrisim pagat dhe pensionet.