Aksidentohet me motor aktori Gazment Paja (Video)

Aktori i humorit Gaz Paja është aksidentuar pak më parë në kryeqytet, tek rruga e Kavajës,ndersa ishte duke udhëtuar me motorin e tij. Ai është përplasur me një makinë dhe siç duket edhe nga pamjet , mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta.Paja thjesht është tronditur dhe ka patur gjakderdhje nga hundët,ndersa qytetarët e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije. Aktori ka mbuluar kokën me kapuç për të mos u njohur. Mësohet se aktori i njohur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.