E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ikona e basketbollit Korçar Ilo Teneqexhi

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i madh i sportit, Ilo Teneqexhi. Ikona e basketbollit Korçar ka qenë përfaqësues i ekipit kombëtar të basketbollit në vitet 1957 deri në 1965. Ai ka fituar disa kampionate kombëtare dhe disa medalje edhe në turne ndërkombëtare. Ilia Teneqexhi është nderuar nga Këshilli bashkiak me titullin ‘Emblema e Artë’ për ngritjen dhe përfaqësimin në nivele të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të basketbollit korçar.