Vijon prej dy ditësh zjarri në majën e Malit të Thatë, digjen më shumë se 12 hektarë (Video)

Vijon prej dy ditësh zjarri në majën e Malit të Thatë , ku deri më tani ka “përpirë” më shumë se 12 ha toka.“Lufta” për shuarjen e zjarrin po vijon, ndërsa sipas informacioneve kanë zbaritur 30 forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Pusteci.Zjarri i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi ndërsa ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët. Siç duket edhe nga pamjet zjarri po shuhet me…fshesa. Nuk dihet se përse punonjësit e zjarrfikëses nuk janë pajisur me mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.