Plagosi ish- partnerin grek/ Klodiana Çela: “Nuk ishte arma time, më kërcënoi ai,ngela e shokuar”

Klodiana Çela, e cila plagosi babain e vajzës së saj pak ditë më parë në Greqi, këmbëngul se nuk i ka bërë pritë. Ndërkohë që okulisti po lufton me jetën, 49-vjeçarja ka folur nga paraburgimi ku po mbahet. Ajo ka pohuar se vajza 13-vjeçare ka marrë çelësin e makinës për t’u fshehur në të dhe më pas, siç thotë ajo, mjeku nxori një armë dhe kërcënoi se do të vriste.

Çela tha:

Kishim lënë takim në orën 15.00 për ta parë fëmijën për dy minuta. Si më rezulton që ka qenë arma ime? Ishte e tij. Unë prisja me krahë hapur të përqafoja vajzën. Ajo vjen drejt meje, e përqafoj fort. Në mënyrë të çuditshme, aty ku e kam në krahë, ajo rrëshqet. Në xhep kisha celularin dhe në dorën e majtë mbaja çelësin e makinës, asgjë tjetër. Fëmija kap çelësin dhe ikën jashtë. Vrapon te dera e jashtme e pallatit. Besoj se fëmija im mori çelësin për të vrapuar për t’u fshehur në makinën time. Ai në atë kohë, kishte një çantë, nxori një pistoletë dhe tha “kthehu, unë do të qëlloj nënën tënde, do të vras nënën tënde, do të qëlloj”! E shoh me pistoletë dhe nxitoj drejt tij për t’ia marrë. Disa plumba përfunduan në tavan, mur dhe derë. Mora armën, e drejtova drejt tij dhe qëllova. Vajza ishte kthyer tashmë. Kur e pashë me gjak në fytyrë, mbeta e ngrirë, isha në shok, isha plotësisht e palëvizshme, nuk e di se çfarë ndodhi. Me sa duket rashë pa ndjenja. Vajza kishte rrëmbyer armën.