Prekëse! Mateo u vra dje,shokët vendosin trëndafila në bankën bosh të Mateos

Mateo Vasiu iu mungon sot shokëve dhe shoqeve të klasës së tretë të shkollës ” Thanas Ikonomi”, në fshatin Grecalli të Fierit. Një ditë më parë vogëlushit 8-vjeçar, iu mor jeta mizorisht nga fqinji i tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani. Mbi bankën e vogëlushit është vënë një buqetë me lule, duke përcjellë trishtim të thellë për ngjarjen tragjike. Komuniteti dhe i gjithë vendi është shokuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë. Aspak të lehtë nuk e ka pasur as mësuesja e tij kujdestare. E ndodhur përballë një tufë lulesh në bankë në vend të nxënësit të saj, ajo nuk mundet t’i mbajë lotët… Klodian Çalamani, i njohur si shumë problematik në zonë vrau dhe më pas groposi të miturin në oborrin e banesës së tij, ku jetonte i vetëm.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: