Klodian Çalamani do të shijojë “luksin”! Ja sa paguan shteti shqiptar për një të burgosur në vit

Krimi i rëndë i vrasjes së 8-vjeçarit do të dënohet me dënimin më të rëndë që ka Republika e Shqipërisë, që për rastin në fjalë dënimi për 38-vjeçarin është përkëdhelës. Çalamani ka treguar se jetonte në një shtëpi të rrënuar, të vjetër dhe pa orenditë e nevojshme dhe jeta e re në burg për të do të jetë ‘luks’. Mos ndoshta nevojitet dispozita të veçanta ligjore për krime të tilla mons truoze, për ngjarje dhe njerëz të cilët të mos e shohin burgun si luks por vërtetë si vuajte dëni mi?!


Padyshim vrasja e Mateo Vasiut nuk është e para, historia kriminalistike e vendit ka njohur ngjajre dhe vrasës më ç’njerëzor. Por kjo ngjarje duhet të jetë fillimi i fundit të një sistemi drejtësie të korruptuar për palët, i cili shkakton dëme dhe dhimbje të mëdha në gjirin e familjeve të rropatura prej lodhjes dhe mundit, shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Mateo Vasiut duhet të shënojë fillimin e fundit të gjyqtarëve të korruptuar dhe një sistemi gjyqësor të kalbur!

Kostoja vjetore e një të burgosuri:

Shqipëri 9 mijë euro

Serbi 7 mijë euro

Ukrainë 1 mijë euro

SHBA 30 mijë euro

San Marino 270 mijë euro

Absolutisht në bazë të Konventës së të Drejtave dhe Lirive themelore të Njeriut çdo person, duke marrë parasysh krimin e kryer duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet dhe të mos paragjykohet para se të gjykohet por ngjarje të tilla si vrasja e të miturit Mateo Vasiu të kërkojnë të ndalesh dhe të reflektosh!