Florian Marku rikthen emocionet/ Sot ngjitet në ring për të mbrojtur titullin…

Florian Marku do të tentojë të jetë i pamposhtur në boks në ndeshjen që do të zhvillohet sot (e shtunë) ndaj Jorick Luisettos. Në konferencën para mediave, Marku ka njoftuar se ndeshja do të mbahet në Wembley në “SSE Arena”, ne oren 21:00-22:00. Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 ndeshje, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2. Boksieri shqiptar e ka paralajmëruar kundërshtarin se është stërvitur si kurrë më parë dhe do të tentojë ta nokautoi qe në minutat e parë të duelit.


Florian Marku përjeton ndjesinë se bashkëshortja e tij mund të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena ….sot të shtunën në mbrëmje.

Tani që po flasim, gruaja ime është shtatzënë në muajt e fundit të shtatzënisë, kështu që mund të lind tani, nesër ose ditën tjetër”.

“Shpresoj të mos lind të shtunën sepse s’do të jem në gjendje ta shoh atë, por jam i lumtur që gjendem këtu”.