“Memelli: “Mund të kishim fituar, pres përforcime me eksperiencë në merkaton e janarit

Pas barazimit në stadiumin e qytetit të Kamzës ndaj Teutës, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli i cili ka analizuar këtë duel:

Barazimi? “Pamë mënyrën sesi rrodhi ndeshja dhe për atë që dhamë në fushën e lojës, kemi humbur raste për të dyfishuar, por edhe për të fituar. Ky është futbolli edhe pse në disa kundërvështrime nuk kemi mendime të njëjta. Qëllimi jon është të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Mendoj se duhet të kishim 3 pikë për të qenë te skuadrat në mesin e tabelës.


Mensah dhe Dumfur erdhën me vonës, Mores erdhi në mesin e kampionatit, e nisur nga kjo duhet e pak kohë që skuadra të arrijë në formë. Ajo që kërkova sot ishte që ne nëse do të donim ta fitonim ndeshjen ishte të luanim si skuadër dhe të jepnim zemrën në fushë. Nëse do të shfrytëzonim rastet do të shkonim në Korçë më 3 pikë dhe me një moral të lartë për të pritur Tiranën. E kemi moralin e lartë pasi ne si staf e kemi për detyrë ta bëjmë këtë gjë, por është ndryshe kur shkon më fitoren.

Isha i mërzitur se minutat nuk po mbaronin dhe për arsye se nuk shfytëzuam rastet e krijuara. Djemtë duhen komplimentuar për ndeshjen e sotme. I kam kërkuar Moraes që të rrinte sa më afër Kallakut pasi kur ka topin në këmbë është i rrezikshëm. Dumfur duhet ta kishte mbyllur më shpejtë Vilën pasi Rexhepi nuk kishte çfarë të bënte. Më dhëmbi më shumë goli i dytë që ishte nga goditja sandarte që është pika jonë më e fortë. Mos të harrojmë që ne luajmë me 3 lojtarë nga 20 vjeç dhe këtë gjë nuk e ka asnjë skuadër në Shqipëri dhe në botë. Lojtarët kanë bërë maksimumin sot dhe dua t’I komplimentoj”.

Skuadra dhe momenti i VAR? “


Ajo që doja un të plotësoja është që të marrim disa lojtarë me eksperiencë në merkaton e janarit. Kemi lojtarë të rinj në sulm edhe pse kanë kapacitet të jashtëzakonshëm. Te VAR me përjashtim që arbitri e konsideroj pozicion jashtë loje, janë dy raste të tjera, prekja me dorë dhe një rast. Unë doja që të merrnin një vendim për këto dy raste që përmenda. Gjëja e parë që një trajner duhe të bëj pas kritikave nga specialistët është që të mësoj jo t’i marrim si sulme personale. I pranoj kritikat dhe nuk I marr si sulme, por si diçka që duhet të përmirësoj në punën time”, u shpreh Memelli.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.