FT Teuta 2-2 Skënderbeu /Superfidë që i ka të gjitha…emocionon deri në sekondat e fundit

Teuta dhe Skënderbeu është mbyllur në barazimin 2-2, ku asnjë prej skuadrave nuk ka fituar, por triumfoi futbolli. Ndeshja ishte dramatike dhe shumë e bukur për t’u ndjekur. Fillimisht ishte Mensah që arriti të shënonte në minutën e 20, për t’i dhënë kryefjalën Lorenzo Vilës.Pas një pasimi të bukur të Kallakut, Lorenzo tundi rrjetën në të 33 mes gjuajtjes së fortë që nuk mund të ndalej nga portieri. Kështu do të mbyllej e para .


Pjesa e dytë ka nisur me gol, teksa sërish Vila ka përmbysur gjithçka për 2-1 dhe dopietën personale. Ndeshja ka vijuar me sulme dhe raste, ndërsa korçarët pretendojnë penallti në minutën e 72. Jorgji sheh momentet në VAR, teksa jepet në përsëritje vetëm një moment dhe jo ai i prekjes me dorë në zonë nga Daja. Vetëm 20 sekonda nga futja e Bajramit, mbrojtësi i Skënderbeut vendos ekuilibrat.Pas pikës së ndarë, Teuta qëndron në vendin e 4 me 13 pikë, ndërsa Skënderbeu gjendet në vendin e 9 me 7 të tilla.

LIVE | TEUTA 2-2 SKËNDERBEU

L.Vila 36′, 47′ / Mensah 20′, Melos Bajrami 78′

Formacionet zyrtare:


Teuta – Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Idrizaj, Kotobelli; Beqja, E. Vila; L.Vila, Kallaku, Gjorgjiev; Koubemba Trajner: Edi Martini

Skënderbeu – Rexhepi; Zguro, Vitija, Vangjeli; Meksi, Dumfur, Sadriu, Jan Victor, Mensah; Berisha, Moraes Trajner: Migen Memelli

Arbitër: Enea Jorgji VAR: Kreshnik Cjapi

Stadiumi Kamëz