Parashikimi / Ja si do të jetë moti për ditën e mërkurë…

Dita e mërkurë do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe në pasdite shtim gradual të vranësirave. Në veriperëndim në orët e mbrëmjes vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete do jetë i forcës 1-2 ballë ndërsa temperaturat parashikohen si më poshtë.

Në zona malore 4 deri 18°C
Në zona e ulëta 8 deri 22°C
Në zona bregdetare 9 deri 22°C

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.