Borë në pranverë, zbardhet Korça…

Edhe pse jemi në mes të pranverës, gjatë ditës së diel kemi përjetuar temperatura dimërore, ku në zonat veriore dhe juglindore të vendin nuk kanë munguar as reshjet e dëborës. Reshjet e borës kanë përfshirë Korçën dhe zonat malore të juglindjes më saktësisht segmentin e Qafë Thanës,Qafë Plloçë si dhe zonën e Mokrës. Ndërkohë që në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, raportohet për reshje të dobëta dëbore, por që nuk kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.