Miratohet struktura e vitit të ri shkollor, shtohet një javë pushim për nxënësit(Njoftimi)

Ditën e sotme është nënshkruar struktura e vitit të ri shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se mësimi do të nisë më 12 shtator. Ajo shprehet se vitin e ardhshëm, mësuesit dhe nxënësit do të ketë një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Njoftimi i ministres Evis Kushi:

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: