Berisha dhe Elezi në garë, sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së/ Procesi nis në 108 qendrat e votimit…

Ka filluar normalisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi. Sipas njoftimit të PD-së, votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00, por në rast se do të ketë akoma anëtarë për të votuar qendra do të qëndrojë e hapur. Janë 108 qendra votimi, ku demokratët në secilën qendër përkatëse do të votojnë për kryetarin e ri që do të drejtojë PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar:

“Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.