Festa e Milan/ Trajneri Pioli: “E meritonim këtë titull, jam argëtuar duke punuar me këta lojtarë”…

Stefano Pioli është shprehur shumë i kënaqur pas titullit kampion në Seria A. Strategu i kuqezinjve ka përgëzuar lojtarët e tij ndërkohë që theksoi se ekipi i tij kishte më shumë vazhdimësi se Interi.

Kemi fituar ndeshje të vështira, dy herë kundër Roma-s, dy herë me Lazio-n, me Napoli-n, kemi përmbysur një derbi… Maldini dhe Massara më kanë qëndruar gjithmonë në krah, nëse arrin në këto nivele ndodh sepse i gjithë ambienti ka dhënë maksimumin”. Unë jam argëtuar duke punuar me këta lojtarë. Jemi nisur me idenë për të përmirësuar renditjen e sezonit të kaluar, duke e ditur se ekzistonte mundësia për të luftuar për diçka të rëndësishme. Lojtarët e mi janë të fortë sepse drejtuesi kanë ndërtuar një përzierje fituese mes futbollistëve të rinj dhe ekspertë, me mentalitetin e duhur”, tha Pioli.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.