Pse më shtyve”/ Tifozët e Feynoordit bëjnë për spital qytetarin në Tiranë…

Policia ka dhënë versionin zyrtar të sherrit të ndodhur mes disa tifozëve holandezë dhe atyre shqiptarë. Bëhet me dije, se ngjarja ka ndodhur në kafe “Europa”, ku sipas uniformave blu, disa tifozë holandezë në gjendje të dehur janë konfliktuar me 45-vjeçarin shqiptar, A. G. Si pasojë ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 8 shtetas holandezë janë shoqëruar në komisariat. Tifozi holandez ka qenë i pirë, ndërsa, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë. Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement