Mbytja e dy vëllezërve/ Komshiu të prek shpirtin : “I ati mbledh hekurishte, shteti të vejë dorën në zemër për këtë familje…

Dy vëllezër u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Prushit, por ngjarja mund të ishte akoma dhe më shuëm fatale sesa kaq.Kështu tha për Report Tv, për gazetarin Sokol Dema, fqinji I Luan Takut, babait të dy fëmijëve të mitur, pasi edhe 2 fëmijë të tjerë kishin rrezikuar që të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor.Banori tha po ashtu se familja është në gjendje të vështirë ekonomike. “‘

I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vejë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurishte …jetojnë, dhe me zor i ka rritur ato fëmijë. Të dy djemtë. Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë. Kanë qenë 6 kalamaj, kanë qenë duke u mbyt edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar.’- tha banori.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.