Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali.Mediat italiane raportojnë se një grua ka denoncuar burrin e saj për një arsye që duket tejet e pabesueshme. Mësohet se gruaja e ka denoncuar burrin në Polici, pasi ky i fundit i ka detyruar 2 djemtë e tij 8 dhe 6 vjeç që të rruajnë kokën dhe të bëjnë stemën e Juventusit, skuadrës së tij të preferuar. Ai është përballur me refuzimin e fëmijëve, pasi shokët e shkollës të gjithë me Romën ose Lacion, do i tallnin pa mëshirë.


