E rëndë/ Vogëlushi 4 vjeç bie nga shkallët dhe humb jetën…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Pisa të Italisë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga shkallët dhe është përplasur me një objekt xhami dhe për pasojë ka humbur jetën. Objekti i xhamit i ishte ngulur thellë në qafë. Fëmija që humbi jetën ishte me orgjinë gjermane dhe kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në një festë sëbashku me prindërit dhe vëllain e tij. Pavarësisht se mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje ishte e pamundur që vogëlushit t’i shpëtohej jeta si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë në qafë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.