Aksioni në kufi/ Si punonjësit grekë lejonin shqiptarët me ndalim hyrje të kalonin kufirin për 600 euro…

Detaje kanë dalë nga arrestimi i disa punonjësve në doganën greko-shqiptare të Kapshticës. Ekathimerini shkruan se shtatë policë grekë të rangut të ulët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga 100 deri në 600 euro për të lejuar hyrjen dhe daljen e shtetasve shqiptarë nga Greqia, edhe pse ndaj tyre kishte vendime ndalimi të hyrjes në fuqi për shkelje si trafiku i drogës. Hetimi nisi pas një urdhri të prokurorisë së qytetit verior të Greqisë, Kastoria, pas një hetimi të kryer nga Autoriteti Portual i Patrës.

Ekzistenca e korrupsiopnit u konfirmua pasi u hoqën kufizimet e privatësisë në celularët e oficerëve në fjalë. Të përfshirë në këtë grup ishin dhe dy persona të tjerë, i pari pronar i një lokali në afërsi të doganës kufitare dhe i dyti punonjës privat.

Autoritetet po ndjekin penalisht edhe tre taksistë, të cilët morën pasaportat nga shtetas shqiptarë dhe ia transferuan ato oficerëve të policisë në Krystallopigi, ku u vulosën. Sipas hetimeve të Shërbimit të Punëve të Brendshme, grupi dyshohet se ka qenë aktiv që nga viti 2020.

Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë janë përfshirë në 77 raste të dhënies së dokumenteve false.

Ata vendosin vulën hyrëse-dalëse në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, duke i lejuar ata të vazhdojnë udhëtimin. Taksistët, përveç dorëzimit të pasaportave, vepronin edhe si grumbullues të dokumenteve të falsifikuara. Nga survejimi i telefonave u zbulua se falsifikimi i pasaportave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pasi në atë kohë kishte shumë pak oficerë të uniformuar në shërbim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: