Studentja në Gjirokastër pyet Ramën: “Ne studiojmë, por për çfarë, për të punuar në ëmbëltore ,të rinjtë po ikin nga Shqipëria…

Kryeministtri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Gjirokastër. Një studente e pyeti atë për ndihmën që duhet të japë qeveria për punësimin e të rinjve teksa i tha se shumica po ikin nga Shqipëria. Ne studentët studiojmë, mirë, na thatë dhe për trajtinimin, e bëjmë, por për çfarë, për të punuar në ëmbëltore apo në furrë buke. Neve studentët kërkojmë punë, por na kërkojnë eksperiencë disa vjeçare kur sapo kemi dalë nga bankat e shkollës, me ne të rinjtë çfarë do të bëhet, ku është mbështetja për ne?

Rama u tha të rinjve se jetesa më e mirë është këtu në Shqipëri. Sipas tij, kush ka mundësi, mund të hapë një biznes në vendin tonë, pa qenë mundësia për të ikur me 20 mijë paund në Angli apo diku tjetër.

Gjithsesi, nuk është shteti përgjigjia, nuk punësohen të gjithë në shtet. Ka një hapësirë të tërë. Nëse do më pyesje para 5-6 vitesh, do ta kisha më të vështirë të jepja përgjigje, por sot nuk e kam të vështirë. Janë shtuar kapacitetet dhe këtë gjë e ka bërë puna e njerëzve. Kush ka më shumë ambicie që të shkojë të punojë kamerier është në një betejë me tregun. Nuk është e thënë që të gjithë ata që mbarojnë shkollën do tu japë punë shteti, nuk ekziston kjo gjë.

Është vështirë nuk diskutohet, ne nuk jemi një vend me oferta të pafundme, është e vështirë sigurisht, unë e kuptoj, por di t’ju them që ka shumë të rinj që paguajnë 20 mijë paund për të shkuar ilegalisht në Angli. Me 20 mijë paund ti hap një biznes të vogël dhe merresh me dicka. Megjithatë nuk hyj tek ata që thonë obobob nuk duhet të ikin, unë hyj tek ata që thonë se nuk jemi në bunkerin e shokut Enver. Ka që thonë të rri të pres unë sat ë bëhet ky vend si the, unë shkoj atje direkt. Ka paga më të larta, pork a dhe detyrime të mëdha, ka më shumë mundësi por nuk është një parajsë.