Kryeministri Rama mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e dhënies së “Medaljeve të Arta” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute. Gjatë fjalës së tij ai e vuri theksin te avancimi i bërë në sistemin arsimor në Shqipëri, ku sipas tij kurset e kodimit i japin mundësi të rinjëve të punojnë në çdo cep të botës dhe në moshë fare të vogël. Ai solli në vëmendje rastin e një vajze 11-vjeçare e cila punonte si koduese në SHBA dhe Polonia nga shtëpia dhe siguronte të ardhurat më të mëdha në familje.
Pasi nëse futesh në një program kodimi që është 6 muaj apo 8 muaj me certifikim ndërkombëtar, atëherë ti ke mundësi të fillosh punë. Të fillosh punë nga kompjuteri dhe të punësohesh nga kompjuteri në çdo pikë të globit. Edhe kjo nuk është një dëshirë por ka ardhur tashmë. Po ju tregoj një histori që e thashë në Gjirokastër. Ju mund të merrni 4-fishin e pagave që mund të marrin mësuesit tuaj.
Filluan të qeshnin dhe thanë na la dhe ky. Më shpëtoi një vajzë nga ky hilaritet që u çua dhe tha që është e vërtetë, aktualisht punoj në Poloni dhe Amerikë dhe s’kam qenë asnjëherë aty, por punën e kam te kompjuteri në Shën Vlash.” Unë jam personi që kam të ardhurat kryesore në familje”-tha, dhe ishte vetëm 11-vjeç”, tha Rama.
