Moti i keq/ Policia zbarkon në terren, apel shoferëve: “Kujdes shpejtësinë!

Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe të ulin shpejtësinë duke u nisur nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin. Uniformat blu bëjnë me dije se në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë dhe rënie inertesh. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të mos bëjnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin aparatin celular gjatë udhëtimit si dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Njoftimi i plotë :

Policia e Shtetit/Shërbimet e Policisë Rrugore, ato të Rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në të gjitha qarqet janë ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit.

Po mbahen kontakte me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktore, për pastrimin e atyre segmenteve në të cilat ka rënie inertesh. Të gjithë inspektorët e Policisë në zona ndodhen në zonat e tyre dhe janë në kontakt me administratorët e njësive administrative dhe me kryepleqtë e fshatrave, për t’iu ardhur në ndihmë në rast nevoje.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.