E rëndë/ I grabitën me dhunë 5 mijë lekë, i moshuari vdes në spital…

Ka ndërruar jetë në spital 89-vjeçari Çaush Shehaj, i cili ra viktimë e grabitjes me armë nga dy persona gjatë natës në Mallakastër. Policia arriti të arrestojë dy autorët Ervis Halimi dhe Musa Gudo, 22 dhe 28 vjeç, të cilët kërcënuan me armë zjarri dhe dhunuan 89-vjeçarin duke arritur t’i marrin një shumë parash, rreth 5 mijë lekë të reja. Për fat të keq, i moshuari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, banues në Portëz, Fier. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia më herët ditën e sotme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.