U përdhunua nga 15 vjeçari në Pogradec/ Flet nëna e 12 vjeçares : “Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe ….

Nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Pogradec, ka folur për Top Channel ku ka treguar detaje nga situata e ndodhur disa muaj më parë, por e bërë publike vetëm dy ditë më parë. Ajo tha se e bija ishte përdhunuar vazhdimisht nga një 15-vjeçar gjatë muajit korrik, ku adoleshenti e kishte kërcënuar të miturën me jetën e familjarëve. Zonja tregon se ai hynte gjatë natës në shtëpi dhe se shpeshherë godiste me gurë shtëpinë duke i thyer xhamat .

Ajo tha:

Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë.


Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do vras veten.

15 vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bërë denoncim nē polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia. Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë,është shumë e rëndë.”

Dy vite me parë vajza e madhe e kësaj familje nga fshati Vërdovë i Pogradecit ra pre e një përdhunimi sistematik nga një 46 vjeçar nga i njëjti fshat,i cili u dënua nga gjykata me 8 vite burg./ Top channel

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.