Procedohet 58 vjeçari nga Bilishti, u kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e biznesit të këtij shtetasi, në një automjet kamion tip “Benz”, gjetën lëndë drusore të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu në biznesin e 58-vjeçarit (me aktivitet në fushën e prerjes së lëndëve drusore), u konstatua punonjësi A. T., i paregjistruar dhe i pasiguruar në organet tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.