“Kush të ka fut, fol kush të ka fut/ Ja momenti kur 31- vjeçari pyetet pasi goditi me grusht Berishën (Video)

Gert Shehu është personi i cili goditi me grusht Sali Berishën. Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, qytetari ka goditur me grusht Sali Berishën. Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë. Teksa po e shoqëronin për ta dorëzuar tek policia, ai eshte pyetur se kush e ka futur….Në videon më poshtë nuk dëgjohen përgjigjet e të riut të dhunuar.

Shehu ka thënë vetëm një fjali për policinë pasi goditi me grusht Berishën në protestën e sotme. Ai tha vetëm se “jam nga Tepelena rri në Tiranë”.

Ndersa pyetet me tej: 

Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke? Kush të ka fut ty me ardh këtu ?

Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..

Po leje, ato besimet, thuj kush të ka fut ? –dëgjohet të thotë ai në video.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.