Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka qenë e para që ka reaguar nga qeveria pas goditjes me grusht të Sali Berishës. E pyetur nga gazetarët për këtë incident ajo ka thënë. Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër.
Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër. Ajo shtoi se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë pasi liderët e BE-së janë në Tiranë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë ngjarje tjetër.
