Gert Shehu i lindur në vitin 1991 në Tepelenë dhe banues në Tiranë është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Këto janë pamjet e tij që shfaqet i gjakosur pasi është neutralizuar nga truprojat e kryedemokratit Sali Berisha. Me një këpucë të hequr, me bluzën e kuqe të shqyer dhe me kanatiere, i neutralizuar, ai duket teksa shoqërohet në selinë blu dhe më pas është marrë nga forcat e policisë.
Kush të ka fut, fol kush të ka fut/ Ja momenti kur 31- vjeçari pyetet pasi goditi me grusht Berishën pic.twitter.com/qX9moBVl3L
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 6, 2022
Shehu ka thënë vetëm një fjali për policinë pasi goditi me grusht Berishën në protestën e sotme. Ai tha vetëm se “jam nga Tepelena rri në Tiranë”.
Ndersa pyetet me tej:
Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke? Kush të ka fut ty me ardh këtu ?
Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..
Po leje, ato besimet, thuj kush të ka fut ? –dëgjohet të thotë ai në video



E fundit/ Goditet Sali Berisha, gjak në bulevard pic.twitter.com/Opv4Hdsqg3
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 6, 2022
