Berisha flet për incidentin: “Autori i vërtetë është Edi Rama, lirojeni mjeranin…

Kreu i Partisë Demokratikes, Sali Berisha kërkoi që policia të lirojë personin që e goditi me grusht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e sotme të opozitës. Lirojeni fatkeqin”, tha Berisha për Gert Shehun. Ish-kryeministri Sali Berisha u sulmua gjatë protestës sot me grusht teksa po ecte në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” .

Gert Shehu 31 vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, nga truprojat e Sali Berishës. Burime për Abc bëjnë të ditur se i riu ka hematoma të shumta dhe po i kryhen ekzaminime të tjera për të parë ndërsa ka hemorragji të brendshme. Oficerët po tentojnë që ta marrin sërish në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur.


Sali Berisha flet pas protestes para selise se Partise Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bere cdo gje per te penguar tubimin e opozites.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.