Është kapur sot nga Policia e Pogradecit shtetasi me iniciale N.N 47-vjeç. Ky i fundit u kap në flagrancë dhe dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua 34-vjeçe.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, e ka goditur atë me grushte.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.