Moti i keq / 15 fshatra mbeten pa drita në Korçë…

Rreth 15 fshatra të njësisë administrative Lozhan, Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Gjithashtu, prej mbrëmjes së djeshme një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë administrative të Moglicës .

Mësohet se deri më tani nuk janë marrë masa për rregullimin e defektit në kabinat elektrike në këto zona dhe nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë…. Probleme të shumta janë shfaqur në Librazhd për shkak të motit të keq. Akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, por gjatë natës ka pasur prani inertesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Ne videon e siguruar shihet qe rreshjet përmbytin disa rrugë rurale në Librazhd, ndërsa Benzi “noton” mbi ujë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: