Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka paralajmëruar lënien e mandatit të deputetit pas bllokimit të punës për 6 muaj për nismën ligjore të rregullimit të tregut bujqësor dhe blegtoral. Paralajmërimi është lënë të kuptohet nga një postim i shoqëruar me video i deputetit që thotë se këtë të enjte nuk ka parlament, ndërsa akuzon për skuthllëk dhe klientelizëm edhe kolegët e tij socialist. Braçe thotë se mandatin e deputetit e ka cilësuar si punë dhe në momentin kur si punë nuk i lejohet që ta kryejë, atëherë çfarë duhet të bëjë?
Padrejtësi e pabarazi e turpshme. Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër; Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian; Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shprehet deputeti socialist.
