Zhgënjimi nga politika, korrupsioni dhe papunësia, si po braktiset e shpopullohet Korça

Gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga nga Korça . Përveç ëndrrës Amerikane ,ata shkojnë në Perëndim në kërkim të një jete më të mirë. Valixhet bëhen gati, bileta prenotohet. Për të shkuar nga Korça në Selanik ,Athinë , Mynih, Vjenë ,Milano apo Londër me biletë pa kthim, sepse kthimi nuk është planifikuar hë për hë…. Ka vite që të rinjtë nga juglindja dhe vende të tjera të Shqipëria largohen nga vendi i tyre. Dukuria e quajtur Brain Drain, rrjedhje truri, ka kohë që është kthyer në eksod masiv.

Rrogat në privat janë qesharake ,ndodh të punosh 30 ditë në muaj dhe të paguhesh 20 mijë lekë . Ndërsa punësimi në shtet ka kritere të tjera që të gjithë i njohin….Edhe ata që kanë një punë të mirë në vendin e tyre, duke punuar për shembull për organizatat ndërkombëtare, njohin vetëm një gjë, largimin që andej… Disa prej tyre thonë që i mungon mirëkuptimi për njerëzit ose aktivitete progresive. Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara…

Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Korça kishte mbi 90 mijë banorë, në vitin 2011 kishte rreth 51 mijë banore ndërsa mendohet të jete ulur akoma më tej në ditët e sotme. Me mijëra largohen nga vendi infermierët, fizioterapistët dhe zanatçinjtë. Dhe sipas parashikimeve të OKB, largimi do të vazhdojë.

Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni. Kritikët ankohen, se politikanët nuk punojnë për qytetaret dhe qytetarët, por për të pasuruar veten dhe familjet e tyre. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera të Ballkanit, zhgënjimi është duke u rritur: Aktualisht 67 përqind e brezit të ri, thotë Balkanbarometer për vitin 2022, mendon që të largohet nga rajoni.

Në këtë mënyrë vendet humbasin shumë nga kapitali human dhe forca ekonomike. Në shumë qytete që nga Erseka ,Devolli deri në Korçë mungojnë zanatçinjtë: “Ata kanë shkuar në Gjermani dhe Greqi,” thuhet me të madhe. Pasojat: Popullsia e varfër gjithësesi paguan çmime të larta për shërbime të këqija të sektorit të shërbimeve.

Por mbi të gjitha shoqëria bëhet gjithnjë e më e prekshme nga radikalizime të tjera. “Meqenëse mishëruesit e vlerave liberale dhe demokratike largohen,” thotë politologia Topic,” dobësohet gjithnjë e më shumë rezistenca kundër nacionalizmit dhe shpërdorimit të pushtetit.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.