E cilësuar si tifozja më seksi e kupës së botës/ Ivana Knoll i ve zjarrin edhe finales (Foto)

Tifozja më joshëse e Kupës së Botës në Katar, Ivana Knoll nuk ka kaluar pa marr vëmendje edhe gjatë natës finale. Kroatja ka bërë postime të njëpasnjëshme duke treguar se pasi Kroacia fitoi vendin e tretë ajo në finale po bënte tifo për Francën. Ndonëse Franca u mposht me penallti nga Argjentina, 30-vjeçarja nuk i la anash pozat atraktive nga stadiumi.

Loja e fundit”, ka shkruar Knoll në mbishkrimin e imazheve nga tribunat. E veshur me një bluzë të shkurtër me simbole kroate të kombinuar me gri dhe atletet të bardha, Ivana u kujdes të theksonte linjat tërheqëse të trupit.

Me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza të lëshuara sipër, bukuroshja kroate dukej në super formë në foto nga stadiumi Lusail.

Kujtojmë që paraqitja e saj në Botëror dhe vëmendja e madhe bëri që kroatja të fitonte edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram duke arritur mbi tre milionë ndjekës në këtë platformë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.